Rama: Policia nuk ushtroi dhunë

exit.al 18 Maj 2020, 22:28

Kryeministri Rama e ka quajtur reagimin e policisë ndaj protestuesve në mëngjesin e 17 majit si “absolutisht pjesë e punës së policisë së shtetit.”

“Si mund të zbrazet një institucion i zaptuar prej dy vitesh e gjysmë, me buzëqeshje dhe përqafime?” – shtoi Rama.

Sipas tij reagimi i policisë nuk konsiderohet dhunë, por reagim i deturyar i forcave të rendit për shkak të sjelljes së protestuesve.