Veliaj për përgjimet e Ndranghetas: Çudirat e Saliut për fushatë

exit.al 23 Janar 2021, 13:26

Kryebashkiaku Veliaj i ka quajtur ‘çudira fushate’ përgjimet e dala nga antimafia italiane ku zbulohet lidhja e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë e qeverisë Rama me grupin mafioz të ‘Ndrangheta-s. Gjatë një vizite në Rrogozhinë, të shtunën, Veliaj u shpreh:

“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira. Do dalin që kemi qenë shokë në çerdhe me Eskobarin. Do dalin lloj-lloj çudirash. Përca dhe sundo ka qenë strategjia e Saliut. I funksionoi në vitet ‘90”.

Deri më tani ky është reagimi i parë nga zyrtarët shqiptarë, sit ë përfolur në përgjimet e  ‘Ndrangheta-s. Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku u zbulua lidhja e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama për të fituar leje ndërtimi dhe tendera, klikoni këtu. Shpërndaje te miqtë