“Përgjimet tronditëse të publikuara nga Ora News, konfirmojnë dhe dëshmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.”
Duma theksoi se përgjimet tregojnë qartë lidhjet e mafies italiane me politikën shqiptare:“Ajo që u zbulua është vetëm një episod më shumë në vargun e aferave të pambarim të korrupsionit të qeverisë Rama dhe kukullës kryesore të tij, Erion Veliaj. Si ortakë me mafian, kanë 20% të tyre. Ata marrin 20% të milionave.”
Ajo i bëri thirrje SPAK-ut, i cili ende nuk ka reaguar, që të nisë sa më parë hetimet për kryebashkiakun Veliaj dhe zyrtarë të tjerë. Duma premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet, në zgjedhjet e 25 prillit, do të çrrënjoset korrupsioni qeveritar. Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku dolën në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama, klikoni këtu. Shpërndaje te miqtë
