“I gjithë qyteti po transformohet dhe rinovohet; po bëjmë kaq shumë projekte të reja saqë është dekurajuese kur ke një minorancë që bën zhurmë dhe bllokon çdo projekt. Gjithsesi, do ecim përpara.
Kemi shtëpi të re, çerdhe, kopshte, shkolla, parqe, shesh, Pazar, Kala, Unazë të re, do të kemi edhe një Teatër të ri.”
Veliaj e krahasoi shembjen e teatrit dhe nevojën për ndërtimin e teatrit të ri, me një shtëpi të vjetër që megjithëse mbart kujtime, duhet shembur sepse nuk mban mend. Duket se kryebashkiaku Veliaj vazhdon t’i kthejë përgjigje presidentit Meta, me të cilin ka replikuar në distancë ditët e fundit për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të truallit të Teatrit Kombëtar. Presidenti Meta ka paralajmëruar se do të padisë në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim të qeverisë, pasi ky vendim prek çështjen e Teatrit Kombëtar, e cila pritet të gjykohet ngë Gjykata Kushtetuese. Menjëherë pas deklaratës së Metës, Veliaj i këshilloi presidentit të mos fusë hundët në çështje që si takojnë.
