“Instrumenti që i akordohet Shqipërisë ka një normë huadhënie që do të përfshijë normën bazë të interesit në SDR (0.05%), një marzh të vendosur nga Bordi Drejtues (1%), tarifën shtesë të bazuar në nivel prej 2%, dhe një tarifë shtesë të bazuar në kohë prej 1%, duke e çuar normën totale të instrumentit në 4.05%.”
Kjo hua e ka afatin e shlyerjes tre vjet e gjysmë. Më 11 prill, FMN-ja miratoi dhënien e një huaje prej 174 milionë eurosh për Shqipërinë, për të përballuar nevojat urgjente në ekonomi, të shkaktuara nga pandemia e Covid-19. Huaja është miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN-në si pjesë e Instrumentit të Shpejtë të Financimit (RFI). Kjo do të thotë se huaja do të disbursohet menjeherë. Në njoftimin e FMN-së për huanë, shkruhet se huaja duhet të përdoret kryesisht për të forcuar sistemin shëndetësor, për zbutur efektet e krizës për ato sektorë dhe familje që janë prekur më shumë dhe për të zvogëluar tkurrjen ekonomike që parashikohet për vitin 2020. Shpërndaje te miqtëShqipëria do të paguajë normë interesi 4,05% për huanë nga FMN-ja
Shqipëria do të paguajë një normë interesi 4,05 për qind për huanë prej 174 milionë eurosh, dhënë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të përballuar nevojat urgjente të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Kjo normë interesi është më e lartë se se ajo që shteti shqiptar paguan për hua të tjera – sipas BIRN obligacionet në euro të emetuara në tregun e brendshëm pak javë më parë patën një interes vjetor në masën 1.94 për qind, ndërsa norma e interesit e marrë në ankandin e fundit për bonde sovrane në euro në tetor 2018, ishte me interes 3.55 për qind.
Në relacionin shoqërues të marrëveshjes së huas në kuvend, sqarohet se përse norma e interesit është 4.05 për qind:
Të sugjeruara
Vasili: Shumica kërkon të miratojë reformën zgjedhore pa opozitën
11 Maj 2020, 13:15Vetëizolohet Albin Kurti, kontaktoi njerëz me koronavirus
11 Maj 2020, 12:55
Progresi që nuk i duhet askujt
7 Nëntor 2026, 19:46
