– Kur ti shikon dikë si një i moshuar që merr pak kohë të kalojë vijat e bardha dhe shikon një njeri të frustruar seksualisht që i bie borisë me një makinë të madhe dhe nuk pret një gjyshe 80 vjeçare të kalojë, sigurisht ai është tipi ideal për gjobë, si në çdo vend normal.
– Këta të frustruarit e tjerë që mbajnë pitbulla. Një mashkull duhet të jetë seksualisht rëndë i frustruar që të shëtisë me pitbull. Ka probleme që vetëm Frojdi mund t'i zgjidhë. Këta njerëz do të duhet të përballen me ligjin.
– Edhe unë dhe Niko [Peleshi] jemi radikal dhe po diskutojmë që të ndalohet komplet importi i këtyre kafshëve agresive dhe në pamundësi për të patur Frojdin që asiston për të gjithë këta meshkuj të frustruar.
– Zakonisht janë ata që në gjuhën popullore duan të jenë kategoria e lacave që shëtisin me pitbull që të fitojnë respekt, që nuk e fitojnë dot ndryshe nga popullsia. Ky është mendimi im joshkencor.
Jo shkencërisht, mund të mendohet se, ndërsa qytetarët e zgjidhin frustrimin e tyre seksual përmes mbajtjes së qenve agresive, vetë kryebashkiaku Veliaj e zgjidh duke ngritur kullat të larta në Tiranë. Shpërndaje te miqtë
