- Hidroizolim të veçantë në bazën e tarracës/çatisë
- Një shtresë/membranë izoluese ndaj ujit
- Një shtresë kulluese që shërben për drenazhimin e ujit që arrin në këtë thellësi dhe kanalizimin e tij në tubat e shkarkimit
- Një shrese filtrimi/ventilimi
- Një shtresë dheu dhe materialesh të tjera që shërbejnë për mbjelljen dhe ushqimin e bimësisë
- Bimësia
Tarracat e gjelbërta janë shpikur (në Gjermani, në vitet 1960-të) dhe përdoren në shumë vende, kryesisht, për kufizimin e përmbytjeve, duke qënë se ato thithin dhe mbajnë një pjesë të ujrave të shirave—një tarracë e gjelbërt mund të mbajë deri 40 për qind të rreshjeve dimërore dhe deri 70 përqind të atyre verore. Tarraca e gjelbërt është një sistem i sofistikuar dhe shumë i shtrenjtë, e ka pak gjasa të aplikohet në Shqipëri në të ardhmen e afërt. Kostoja e ndërtimit të një çatie të tillë varion nga 150-300 dollarë për m2 për sistemet e thjeshta dhe mund të shkojë deri në 3 mijë dollarë për m2 për sistemet e posaçme. Mbi të gjitha, ato nuk mund të instalohen në çdo lloj terrace, por kërkojnë kushte të caktuara ndërtimi dhe izolimi, që një ndërtesë e vjetër si ajo e bashkisë, me shumë gjasa nuk i ka.
Shpërndaje te miqtë
