Vdes viktima e 26-të me Covid-19

exit.al 16 Prill 2020, 13:57

Një 64-vjeçare nga Tirana, e prekur me Covid-19, vdiq mëngjesin e 16 prillit. Ajo ishte e shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, në gjendje të rëndë dhe e intubuar prej 2 javësh.

Në total numri i viktimave shkon në 26, nga 518 të infektuar, ose sa 5 për qind e totalit.

Ndërkohë numri i të shëruarve deri më 16 prill është 277 persona.

Pacientë ende aktiv me Covid-19 kanë mbetur 215.

Prej tyre, 43 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë.