Manastirliu: 24 të infektuar të rinj me Covid-19, shkon në 518 totali

exit.al 16 Prill 2020, 11:27

24 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 518.

Njoftimin e bëri ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga seanca e jashtëzakonshme e kuvendit.

Në 24 orët e fundit është zbuluar e prekura e parë në Mallakastër. Ajo është një infermiere e qendrës shëndetësore Aranitas.

Po ashtu ka pasur dhe raste të reja në Fier, Korçë e Kukës.

Për detajet e tjera lidhur me të infektuarit në 24 orët e fundit, ISHP duhet të dalë së shpejti në konferencë për dhtyp.