Vdes një 81 vjeçare e infektuar me Covid-19, por asimptomatike

exit.al 10 Qershor 2020, 11:51

Një 81 vjeçare, e infektuar me Covid-19, por pa simptoma, vdiq më 10 qershor në spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë lajmëron se personi “ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve”, dhe jo nga Covid-19. 81 vjeçarja vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.