- listat e hapura të kandidatëve për deputetë;
- komisione apolitike për administrimin e zgjedhjeve;
- sigurimi i votës së emigrantëve.
Pas takimit me kreu e kuvendit Ruçi, tre kryetarët e grupeve parlamentare, Murrizi, Stojku dhe Musaj thanë se do të bojkotojnë punimet e komisioneve parlamentare nëse shumica socialiste nuk pranon kushtet e tyre. Ata thanë se 31 deputetët e tre grupeve opozitare janë në një mendje për të mos votuar një ‘reformë të arnuar zgjedhore’. Murrizi është anëtar i grupit Demokrat, i cili ka 11 anëtarë, mes të cilëve dhe Rudina Hajdarin, pjesë e Këshillit Politik. Grupi tjetër ‘I pavarur’ ka 9 anëtarë dhe kryesohet nga Nimet Musaj, ndërsa grupi ‘Demokraci dhe drejtësi’ ka 11 deputetë kryesohet nga deputeti Edmond Stojku. Nuk dihet ende nëse tre kryetarët përfaqësojnë mendimin e të gjithë deputetëve në grupet e tyre. Për votimin e reformës në Kuvend nevojiten 84 vota, ndërsa shumica socialiste ka 75 vota.
