Vazhdojnë infektimet me Covid në burgun e Drenovës, shkon në 10 totali

exit.al 9 Shtator 2020, 10:50

Dy të burgosur në burgun e Drenovës të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit. Totali i të infektuarve në këtë burg shkon tashmë në 10 – 8 të burgosur të infektuar u zbuluan dy ditë më parë.

Të gjithë të infektuarit i përkasin të njëjtit sektor në burg. Ata janë të gjithë mbi 55 vjeç dhe disa prej tyre po trajtohen në spitalin e burgut.

Nuk dihet ende se si virusi ka hyrë në burgun e Drenovës.

Shpërndaje te miqtë