Arrestohet 65-vjeçari në Pezë për zjarrëvënie të qëllimshme

exit.al 9 Shtator 2020, 10:38

Policia ka arrestuar të premten një 65-vjeçar, i dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme në fshatin Roshje, në Pezë.

Ai u kap në flagrancë nga policia duke ndezuar zjarr në  në pronën e tij, por që si pasojë e erës kishte dalë jashtë kontrollit dhe janë dëmtuar ullinjtë që ndodheshin në kufi me pronën e tij.

Hetimet po bëhen nga prokuroria e Tiranës.

Shpërndaje te miqtë