Shtyhen bisedimet mes delegacioneve të Turqisë e Greqisë në Nato

exit.al 9 Shtator 2020, 10:33

Një takim midis delegacioneve ushtarake turke dhe greke, i planifikuar fillimisht për 8 shtator në selinë e NATO-s në Bruksel, për të diskutuarpër incidentin në detin Mesdhe është shtyrë për në 10 shtator.

Sipas burimeve të Ministrisë të Mbrojtjes turke, bisedimet teknike - të planifikuara pas një takimi midis Presidentit Turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg - shtyhen për në 10 Shtator nga Komiteti Ushtarak i NATO-s.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi Turqia më 10 gusht dërgoi anije kërkimore dhe ushtarake në Mesdhe, pavarësisht kërcënimeve nga BE-ja.

Të dyja vendet pretendojnë se zona në Meshe është pjesë e shelfit të tyre kontinental.

Shpërndaje te miqtë