Eurokomisioneri Varhelyi viziton vendin sot

exit.al 5 Maj 2021, 08:28

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojë sot me 5 maj Shqipërinë. Sipas njofitmit zyrtar, Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Varhelyi do të bisedojë me ta për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së gjatë kësaj periudhe.

Gjithashtu pritet që ai të dhurojë një sasi vaksinash të Pfizer.

Të hënën Varhelyi vizitoi Beogradin ku u takua me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Të martën, eurokomisioneri vizitoi Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.