"Informacioni është e mirë publike. Informacioni i besueshëm ndihmon në ndërtimin e shoqërive demokratike. Në shumë vende gazetarët u përballën me vdekje, ngacmime, kërcënime. Kombet e Bashkuara po punojnë për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi të sigurtë për gazetarët".
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli:“Të kërcënosh një gazetar do të thotë të kërcënosh lirinë e gjithsecilit. Pa media të pavarur nuk ka demokraci të vërtetë. Parlamenti Evropian qëndron pranë të gjithë gazetarëve që përballen me frikësim gjatë kryerjes së punës së tyre”.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel u shpreh se:“Liria e medias është një vlerë thelbësore evropiane dhe është thelbësore për demokracinë. Ne duhet ta mbrojmë një liri të tillë çdo ditë dhe të sigurojmë që gazetarët të bëjnë punën e tyre, të sigurtë”.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrello u shpreh se:“Liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm dhe mund të bëjnë zgjedhje të informuara. Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë".
I njëjti mesazh u nda edhe nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, në Twitter. Organizata e Kombeve të Bashkuara në Tiranë shkroi në Twitter se:“Në një botë të goditur nga Covid, ne theksojmë rëndësinë jetësore të burimit të besueshëm dhe shkencor të informacionit që mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës. Media luan një rol vendimtar. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve të krijojnë një mjedis të sigurt raportimi për gazetarë, të mbrojnë të drejtat e tyre dhe misionin e tyre për të gjetur të vërtetën”.
