Shpërthen një pus nafte në Ballsh, plagoset një punonjës

exit.al 3 Maj 2021, 09:27

Një pus nafte në Ballsh ka shpërthyer duke lënë një punonjës të plagosur.

Sipas mediave është plagosur  Viktor Balla, 51 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Fierit.

51-vjeçari ka pësuar djegie në 40% të trupit dhe ndodhet në reanimacion. Ndërkohë,ende nuk dihen  rrethanat, në të cilat ka shpërthyer zjarri.