Arrestohen 2 persona për dhunë në familje

exit.al 3 Maj 2021, 08:55

Policia arrestoi 2 persona të hënën për dhunë në familje.

Sipas njoftimit janë arrestuar  Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e bir). Ata kanë dhunuar K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushku e tyre). Ndaj tyre, rëndon akuza për veprën penale “Dhuna në familje".

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje.