Vaksina Pfizer mund të ruhet deri në 1 muaj në frigorifer

exit.al 20 Maj 2021, 10:40

Vaskina e Pfizerit mund të mbahet në një frigorifer të zakonshëm për një muaj pasi të jetë shkrirë, sipas Udhëzimeve të reja të Administratës Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, FDA. Më parë udhëzimi ishte që vaksina mund të ruhej deri në 5 ditë.

Udhëzimi i ri lehtëson në transportimin e vaksinës dhe shpërndarjen në vendet më të largëta që nuk kanë pajisjet e nevojshme të magazinimit ultra të ftohtë.

"Bërja e vaksinave të Covid-19 gjerësisht e disponueshme është thelbësore për t'i vaksinuar njerëzit dhe për t'i dhënë fund pandemisë", tha Peter Marks, drejtori i Qendrës për Vlerësimin e Biologjikëve.

Vaksina Pfizer-BioNTech, me teknologjinë e re mARN, ka raportuar një nga shkallët më të larta të efikasitetit si në laborator, ashtu edhe në testet e botës reale dhe ka treguar se mbron edhe ndaj varianteve të reja. Por kërkesat për ruajtjen e saj në rreth -94 Fahrenheit (-70 Celsius) e kanë bërë të vështirë përdorimin në zona më të largëta.