Arrestohet një person, qëlloi me armë në ajër

exit.al 20 Maj 2021, 10:04

Policia arrestoi një 40 vjeçar në Mat pasi ai qëlloi me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ndodhi në fshatin Prell dhe i arrestuari është Bujar Kurbneshi.

Policia bën me dije se pas kontrollit, Kurbneshit iu gjetën edhe 4 pako me lëndë plasëse.

Materialet i kaluan prokurorisë së Matit.