Universiteti i Oxfordit rinis provat pët testimin e vaksinës Covid19

exit.al 12 Shtator 2020, 18:05

Universiteti i Oxfordit ka rinisur provat për vaksinën e prodhuar me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, në Britani.

Javën e kaluar provat u ndërprenë pasi një pjesmarrës u ndje keq. Oxfordi nuk pranoi të publikojë asnjë informacion për natyrën e sëmundjes.

Në një njoftim për shtyp i publikuar nga media, Universiteti shkruan se pushimi i provave ishte i nevojshëm për rishikim e të dhënave nga një komitet i pavarur dhe rregullatori kombëtar.

Procesi i pavarur ka arritur në përfundimin se provat mund të vazhdojnë.

"Ne nuk mund të lëshojmë informacion për sëmundjet e shkaktuara tek një pjesmarrës. Por sigurojmë se provat mund të vazhdojnë", tha Universiteti i Oxfordit për The Guardians.

Shpërndaje te miqtë