Përditësim 12 shtator: 164 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

exit.al 12 Shtator 2020, 16:29

164 të infektuar të rinj me koronavirus dhe 3 viktima u shënuan sot (12 shtator) në vend.

Sipas, Institutit të Shëndetit Publik u shëruan 51 persona , duke cuar numrin në 6494 të shëruar në total.

Qyteti me më shumë të infektuar është Tirana me 56 raste.

Shtrirja gjeografike është: Më shumë raste kishte Tirana 56, pasuar nga Shkodra me 11, dhe Durrësi, Korça e Lushnja me 10.

Në të dy spitalet COVID-19 po trajtohen 188 pacientë, 21 prej tyre në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Shpërndaje te miqtë