Arrestohet 2 persona për shfrytëzim prostitucioni në qendra masazhi

exit.al 12 Shtator 2020, 16:21

Policia e Tiranës ka arrestuar, të shtunën, dy vëllezër 26 dhe 29 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.

Dy personat përdornin dy qendra masazhi për shfrytëzim prostitucioni, njoftoi policia.

Ata i rekrutonin vajzat nē rrjete sociale me pretendimin se do të punonin si masazhatore. Më pas, djemtë i detyronin vajzat të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me klientët.

Policia po hetin në gjendje të lirë administratoren e qendrave për akuzën e mos tregimit të krimit.

Si dhe u hetuan 5 vajza për ushtrim prostitucioni.

Shpërndaje te miqtë