U vaksinua e para kundër COVID-19, britanikja injektohet me dozën e dytë

exit.al 29 Dhjetor 2020, 21:15

Margaret Kinan, britanikja 91-vjeçare që u vaksinua e para me vaksinën e Pfizer, ka marrë sot dozën e dytë.

E moshura ishte personi i parë në botë që mori vaksinën e Pfizer pasi ajo u miratua nga autoriteti rregullator britanik.

Injektimi i dytë vjen 3 javë pas dozës së parë.

Pacientja është "duke u rikuperuar mirë" pas injektimit të dytë, raporton BBC.

Mbretëria e Bashkuar ka nisur të vaksinojë  fillimisht grupet më të rrezikuara, të cilat përfshijnë të moshuarit dhe stafin spitalor.

Britania autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer, me 2 dhjetor, duke u bërë vendi i parë perëndimor që autorizon përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit.

Vaksina e Pfizer parashikohet të merret me dy doza, me tre javë diferencë nga njëra tjetra. Imuniteti i plotë ndaj COVID-19 parashikohet të krijohet 1 javë pasi pacienti ka marrë dozën e dytë.

Shpërndaje te miqtë