Qeveria e Kosovës: Në buxhetin 2021 kemi përfshirë 40 milionë euro për vaksinën anti-Covid

exit.al 29 Dhjetor 2020, 21:00

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami tha të martën se qeveria e Kosovës ka parashikuar në buxhetin e 2021, 40 milionë euro për vaksinën e Covid-19.

Ajo tha se kriza pandemike do të vazhdojë edhe në tremujorin e ardhshëm të vitit 2021.

“Reflektuam koston e vaksinës, 40 milionë plus financim nga jashtë për koston e vaksinës që të blihen dozat për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ajo.

Ajo i kërkoi deputetëve që të mos propozohen në amandamente shtesë për shkak të mungesës së buxhetit.

 “Qeveria tashmë i ka të shterura të gjitha mënyrat e financimit. Qeveria nuk ka mjete të tjera shtesë”, tha ajo.

Shpërndaje te miqtë