Britania regjistron mbi 53 mijë të infektuar me Covid-19

exit.al 29 Dhjetor 2020, 20:10

Britania e Madhe regjistroi të martën një rekord rastesh me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Britani janë infektuar me koronavirus 53.135 persona.

Kjo është shifra më e lartë që kur ka nisur testimi masiv në mesin e vitit.

Të hënën u regjistruan 41.385 raste.

Numri i viktimave po ashtu është rritur. Janë regjistruar 414 vdekje të reja nga COVID-19.

Nga fillimi i pandemisë në Britani kanë humbur jetën 71.567 persona.

Shpërndaje te miqtë