“Pas takimit të parë, jam i gatshëm të takoj Dendias në Tiranë me ftesën e Ramës. Kjo është një ftesë, shpresoj që Greqia nuk e refuzon këtë mundësi, këtë ftesë dhe së shpejti fillojnë bisedimet hulumtuese.”
Menjeherë pas këtyrë deklaratave ka reagur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Alexandros Papaioannou. Ai tha se Greqia nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga Turqia:“Ministria e Jashtme Greke nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme Turke në lidhje me të. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse nga pala turke, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar mbi caktimin e zonës së EEZ dhe shelfit kontinental.”
Ndërkohë vlen të kujtohet se javën e kaluar, kryeministri Rama vizitoi njëra pas tjetrës Turqinë dhe Greqinë. Greqia dhe Turqia prej disa muajsh kanë shkëmbyer akuza dhe kërcënime për sa i përket konfliktit për ndërhyrjet e Turqisë në ujrat grekë. Po ashtu, Turqia ka paralajmëruar se një zgjerim i detit nga ana e Greqisë në lindje do të ishte një shkak për luftë. Shpërndaje te miqtë
