“Të gjitha pa përjashtim, të gjitha masat që Serbia i drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do t’i drejtojmë kah Serbisë.”
Hoti, gjithsesi, shtoi se beson se dialogu Kosovë-Serbi do të japë frytet e duhura, falë përfshirjes në të të BE-së dhe SHBA-ve. Edhe më herët, Hoti ka deklaruar se Kosova nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke. Deklaratat e tij kanë ardhur si përgjigje ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se sa të jetë ai president Serbia s’do ta njohë Kosovën. Në mars 2021 bëhet 10 vjet që prej nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, pas vendosjen e taksës 100 përqind nga qeveria e Haradinajt mbi mallrat nga Serbia. Më vonë, qeveria Kurti vendosi masa reciprociteti ndaj Serbisë, por këto të fundit u hoqëm nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut. Deri më tani palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e raporteve ekonomike, por bisedimet shpeshherë janë ndalur dhe ende nuk ka një dakordësi përfundimtare. Shpërndaje te miqtëHoti paralajmëron Serbinë: Pa njohje të pavarësisë, rikthejmë masat e reciprocitetit
Kryeministri Avdull Hoti paralajmëroi Serbinë se nëse nuk njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë qeveria kosovare do të zbatojë masat e reciprocitet ndaj Serbisë.
Në nje takim me përfaqësues të Luginës së Preshevës, të hënën, Hoti u shpreh:
Të sugjeruara
KLSH nis verifikimin e procedurave për rrugën e Borshit
11 Janar 2021, 14:05Arrestohet në Tiranë kosovari, në kërkim për vrasje
11 Janar 2021, 14:02Rama: Spitali i Fierit do jetë publik, do shpronësohen 12 familje
11 Janar 2021, 13:28
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
