Trump mendon se meriton çmimin Nobel pasi ‘po ndalon vrasjet masive’ mes Kosovës dhe Serbisë

exit.al 20 Shtator 2020, 18:30

Presidenti Donald Trump ka deklaruar në një takim për fushatën elektorale në Karolinën e Veriut se mund të marrë çmimin Nobel – për të cilin është kandiduar – pasi po  ndalon vraset masive mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për shumë vite. Do të ndalen me vrasjet. I thashë, djema, le të bëhemi bashkë.” – tha Trump.

Trump u kandidua nga ligjvënësi norvegjez për çmimin Nobel, për përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje histrike paqeje mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shpërndaje te miqtë