OSHEE njofton shkëputje të energjisë elektrike në Tiranë për gjithë javën

exit.al 20 Shtator 2020, 17:01

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar shkëputje të energjisë elektrike për qytetarët e Tiranës përgjatë gjithë javës së ardhshme.

Gjatë intervalit kohor 09:00-13:00, për shkak të punimeve do të ndërprehet energjia elektrike në këto zona:

21 shtator, e hënë

Pjesërisht: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit

22 shtator, e martë

Pjesërisht: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor

23 shtator, e mërkurë

Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe

24 shtator, e enjte

Pjesërisht: Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja”

25 shtator, e premte

Pjesërisht: Rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe

Shpërndaje te miqtë