Qeverisë Britanike i kërkohet të ndërhyjë për të siguruar barazi në trajtimin e pacientëve Covid-19

exit.al 20 Shtator 2020, 16:45

Një e treta e pacientëve Covid-19 në terapi intensive në Britani janë aziatikë, njerëz me ngjyrë apo vijnë nga minoritete etnike, gjë që shtyu kreun e Shoqatës Mjekësore Angleze të paralajmëroë qeverinë se mosveprimet e saj do të jenë përgjegjëse për vijimin e këtyre vdekjeve jopropocionale.

Chaand Nagpaul, kreu i Shoqatës Mjekësore Angleze ishte i pari që kërkoi publikisht hetimin e një pabarazie të mundshme në trajtimin e pacientëve Covid-19 të kësaj kategorie krahasuar me pacientët e bardhë në Britani.

Sipas censusit të fundit, komuniteti i njerëz me ngjyrë, aziatikëve dhe minoriteteve etnike përbëjnë 14% të popullsisë së Anglisë dhe Walesit, ndaj konsiderohen të mbi përfaqësuar mes pacientëve të sëmurë rëndë nga koronavirusi.

Shpërndaje te miqtë