Tregtarët protestojnë kundër ligjit të ri tatimor

exit.al 30 Nëntor 2015, 13:20

Sot, tregtarë nga qytete të ndryshme protestuan para Kryeministrisë kundër ligjit të ri të tatimeve.

Sipas tyre, ky ligj do t'i falimentojë bizneset e vogla.

Protestuesit shprehen pro formalizimit të bizneseve, por masat e parashikuara nga ky ligj, si burgimi dhe gjobat e larta, janë shumë të ashpra.

Kjo nuk është protesta e parë e tregtarëve kundër masave shtrënguese të qeverisë.