“Reformën në drejtësi nuk e do korrupsioni. Cilët janë? Meta kryesori - një hajdut ordiner. Pastaj me radhë shokët: Berisha ...dhe me të, i gjithë tabori i tij...E të tjerë, e të tjerë. Gjyqtarë e prokurorë.”
Kjo është deklarata e Zotit Spartak Ngjela në Facebook. Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi akuzoi me emra të përvetshëm ata që po pengojne reformën në drejtësi. Sipas Zotit Ngjela, kjo reformë është kusht kryesor i vënë nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave.
