Tre viktima dhe dy të humbur në Greqi pas goditjes nga cikloni Ianos

exit.al 20 Shtator 2020, 21:30

Tre qytetarë kanë vdekur dhe dy të tjerë janë në kërkim pasi një stuhi e rrallë në formë uragani goditi Greqinë, duke përmbytur rrugë dhe shtëpi.

Qindra qytetarë u bllokuan teksa cikloni Ianos goditi disa zona në veri të Athinës, përpara se të drejtohej në jug të vendit.

Shërbimi i trenave që lidh veriun me jugun e vendit u ndërprenë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar ndihmë të menjëhershme për zonat e prekura nga cikloni.

Shpërndaje te miqtë