Tre viktima dhe 245 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

exit.al 2 Shkurt 2021, 15:33

245 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2 615 personave të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se tre pacientë me Covid kanë humbur jetën. Viktimat ishin të moshës 62 deri në 76 vjeç.

Krahasuar me një ditë më parë, numri i të infektuarve dhe ai i viktimave është ulur.

188 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 52 810.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar  60 745 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1 506 kanë humbur jetën, ndërsa 6 429 janë ende të infektuar.

Shpërndaje te miqtë