Apeli i Posaçëm kthen në burg inspektorin e Tatimeve të akuzuar për korrupsion

exit.al 2 Shkurt 2021, 14:32

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer masën e sigurisë arrest me burg për inspektorin e Tatimeve Tiranë, Erjon Trungu, akuzuar për korrupsion.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për ta rikthyer këtë masë sigurie.

Më herët Apeli kishte ndryshuar masën e sigurisë për Trungun në arrest shtëpie.

Shkalla e parë vendosi ta lërë në burg Trungun. Ai u arrestua në shtator të 2020 nga policia e Tiranës.

Ai dyshohet se i kërkonte bizneseve rryshfet për të mos i kontrolluar dhe hetuar dokumentet. Po ashtu, inspektori dyshohet se kërkonte rryshfet dhe nga biznese të kapura në shkelje, në këmbim të mos denoncimit në prokurori.

Policia i ka gjetur inspektorit një shumë prej 5 mijë eurosh, të cilat dyshohet se i janë marrë pronarit të një biznesi.

 

Shpërndaje te miqtë