Transporti publik në protestë: Nuk rifillojmë punën pa lehtësira fiskale nga qeveria

exit.al 10 Qershor 2020, 12:28

Shoqatat e transportit publik protestuan sot para Ministrisë së Transporteve, për të kërkuar lehtësira fiskale dhe ndihmë për përballimin e situatës pas pandemisë së Covid-19, përndryshe ata rrezikojnë falimentimin. Katër kërkesat e tyre kryesore janë:

 - Të hiqet akciza për naftën dhe taksat për karburantin, ngjashëm me sektorin e peshkimit;

 - Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6 për qind;

 - Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese për shkak të Covid-19;

 - Rimbursimin në burim të kategorive të cilat përfitojnë transport falas.

Shoqatat kërkojnë plotësimin e kërkesave para 15 qershorit, datë kur dhe pritet që të rinisë transporti publik. Ata shprehen se qeveria i ka njoftuar vetëm për faktin se ata do të punojnë me 70 për qind të kapacitetit, por nuk i ka dhënë atyre e protokollet e sigurisë. Po ashtu, ata pretendojnë se është shumë e vështirë që në urbane të ruhem distancat mes qytetarëve, por në të njëjtën kohë puna për kompanitë e transportit të vazhdojë si normalisht. Puna me 70 për qind të kapacitetit, sipas tyre do të sjellë shkarkime të shumta nga puna të stafit.