Tjetër tender për djalin e Valentina Leskaj-t

exit.al 12 Nëntor 2015, 11:41

Partia Demokratike sot ka akuzuar se qeveria i ka dhënë një tjetër kontratë  djalit të deputetes Valentina Leskaj . Tenderi, me vlere 1 milionë e 620 mijë Euro, është akorduar nga  Ministria e Bujqësisë  për mbikëqyrje të punës për rehabilitimin e digave në lumin Seman.

Kompania e djalit të Valentina Leskaj para pak ditësh është akuzuar se ka fituar edhe një kontratë nga OSHEE për trjatimin e stresit te punonjësve me vlerë 700 milionë lekë.