Ku do të paguhet për të parkuar në Tiranë

exit.al 12 Nëntor 2015, 10:42

Me miratimin e vendimit për parkimin me pagesë në Tiranë, janë publikuar dhe rrugët  ku qytetarët do paguajnë për të lënë automjetin e tyre.

Në 71 rrugë të Tiranës, qytetarët do paguajnë nga 20 lekë deri në 100 lekë për orë, në varësi të zonës.

Sipas tabelës, një përqindje e vendeve të parkimit është rezervuar për banuesit e zonës.

Ajo që nuk është bërë ende e qartë është se si do të bëhet identifikimi i rezidentëve dhe mbi ç'bazë janë vendosur kuotat për to.