Tension në Kuvend, përjashtohet deputetit Noka

exit.al 14 Dhjetor 2017, 13:54

Shumica qeverisësë dhe opozita po debatojnë me tone të ashpra sot në senacën e kuvendit. Debate i fortë mes deputetit democrat Flamur Noka dhe Kryeministrit Rama ka sjellë përjashtimin e deputetit Noka nga seance. Teksa kryeministri Rama po fliste në foltore, dhe përdori fjalor fyes ndaj ish-Kryeministrit BErisha, Zoti Noka kërkoi ndëshkim për Ramën nga kreu i kuvendit. Reagimit të deputetit Noka, Kryeministri Rama i është përgjigjur sërish me ofendime, duke u shprehur:

“Nga ç’pyll e keni sjellë këtë, nga ç’pyll e keni gjetur këtë dhe e keni sjellë këtë në Tiranë. Nga ka dalë ky mo? Ishte në strofull ky mo, nga doli ky”.

Zoti Ruçi nuk ka reaguar për fjalorin e kryeministrit, por me justifikimin se zoti Noka ndërhyri në fjalimin e Zoti Rama, e përjashtoi atë nga seanca. Pas përjashtimit, deputetët demokratë bllokuan foltoren, por as kjo nuk I ndali debatet e forta. Aktulisht PD-PD-LSI po shkëmbejnë akuza për përmbytjet e vendit dhe mosmarrjen e masave për rimbursim të qytetarëve. Shpërndaje te miqtë