-Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2017 pritet të jetë 3,9 për qind.
-Borxhi publik për vitin 2017 pritet të kapë nivelin e 71,5 për qind të PPB-së, një shifër kjo shumë e lartë dhe larg parashikimeve të qeverisë.
Disa nga rekomandimet kryesore të FMN-së janë:-Shqipëria ka nevojë të reduktojë borxhin publik dhe të sigurojë qëndrueshmërinë e tij. Qeveria duhet të konsiderojnë një rrugë konsolidimi më ambicioze. Menaxhimi i borxhit publik duhet të fokusohet në zgjatjen e maturitetit të borxhit publik dhe diversifikimin e bazës së investitorëve.
-Duhet forcuar dhe përmirësuar menaxhimi i investimeve publike. Zbatimi i kontratave të PPP-së duhet bërë me transparencë dhe standard ndërkombëtare.
-Duhen mbledhur më shumë të ardhura, ndaj rekomandohet të mos bëhen përjashtime preferenciale nga taksat.
- Reformat në sektorin shtetëror të energjisë elektrike janë vonuar dhe duhet të rifillojnë.
- Kandidatët për licenca të reja bankare duhet të kenë përvojë të gjatë e të përshtatshme bankare dhe të shmangin konfliktet e interesit. Duhet patur kujdes me ristrukturimin e kredive të këqija, veçanërisht të huamarrësve të mëdhenj.
Shpërndaje te miqtë
