Të shtëna me armë zjarri në një hotel në Tushemisht

exit.al 8 Gusht 2020, 10:04

Të shtunën në orën 05:00 të mëngjesit u qëllua me armë zjarri në parkingun e një hoteli në Tushemisht. Autorët kanë qëlluar me kallashnikov mbi 100 herë drejt makinave të parkuara, raporton Balkanweb.

Kjo është hera e dytë brenda javës që qellohet kundër këtij hoteli.

Media shkruan se pronari i hotelit Jetmir Muçllari ka pasur pasur konflikte të mëparshme. Në vitin 2013, Muçllarin kanë tentuar që ta ekzekutojnë me armë, për motive të dobëta.

Autorët e ngjarjes nuk janë zbuluar ende.

Shpërndaje te miqtë