11 ushtarë serbë hyjnë në fshatin Karaçev të Kosovës, 1 km larg kufirit

exit.al 8 Gusht 2020, 09:29

Në fshati e Karaçevës në Kamenicë, një kilometër larg kufirit me Serbinë, të premten hynë 11 ushtarë serb.  Ngjarja u bë publike nga deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci ka deklaruar se ushtria serbe ka hyrë në Kosovë, të premten.

Bajqinovci postoi një video, të regjistruar nga kamerat e sigurisë së një restoranti, që tregonte se disa persona, të cilët duket sikur kanë të veshur uniforma ushtarake, duke aluduar se ata janë ushtarë serb.

Ngjarja u konfirmua nga Kryebashkiaku i Kamenicës Qëndron Kastrati. Ai tha se dhe kjo nuk ishte hera e parë.

“Provokimi i vazhdueshëm dhe terrori mbi qytetarët e zonës është i papranueshëm. Ky është një kërcënim direkt i qytetarëve të Karaçevës dhe ndaj shtetit tonë”, deklaroi ai. Kastrati ka infromuar Presidentin dhe Ministrin e Brendshëm për ngjarjen e së premtes.

Ndërsa Policia e Kosovës njoftoi se e kontrolloi zonën dhe nuk gjeti asnjë ushtarë serb. Ata shtuan se siguria e kufirit ishte përgjegjësi e KFOR

Shpërndaje te miqtë