"Këtu puna konsiderohet një Babagjysh i Vitit të Ri, që duhet të vijë në shtëpi, duhet të trokasi, duhet të vijë te krevati, duhet të thotë: zgjohu se erdha, hajde ikim bashkë tashti, të të tregoj se ku jam! Dhe ti t’i thuash: Ik ti përpara, se unë do zbres poshtë, do pi kafe edhe do shof Facebook se çfarë ka bërë qeveria dje."
Ministri Blendi Klosi, 3 shkurt 2016:“Dhe qytetarët shqiptarë kanë një problem shumë të madh në këtë drejtim, pasi në radhë të parë e presin punën në shtëpi, në radhë të dytë e kanë të vështirë të orientohen në tregun e punës. Në Shqipëri ka nevojë për profesionistë; në Shqipëri ka nevojë për njerëz që duan të punojnë dhe që dinë të punojnë."
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, 3 shkurt 2016:“Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë. Sfida e dytë që evidentohet çdo ditë, është të kthejmë dëshirën dhe dashurinë për punë."
