Mjekët e spitalit të Shkodrës në protestë kundër qeverisë

exit.al 5 Shkurt 2016, 13:43

Mjekët dhe stafi i spitalit të Shkodrës protestuan sot kundër vendimit të qeverisë për heqjen e tyre nga puna. Sipas tyre, ky vendim bie në kundërshtim me Kodin e Punës dhe nuk është i drejtë.

Ndër të tjera, mjekët i kërkojnë Ministrit të Shëndetësisë Beqaj që t’i sigurojë spitalit medikamentet dhe kushtet e nevojshme, përpara se të shkarkojë punonjësit pa shkak.

Një ditë më parë u bë publike një letër e ministrit Beqaj për shkarkimin e 90 punonjësve në spitalin rajonal të Shkodrës.