Taksistët protestojnë kundër Kryebashkiakut Veliaj

exit.al 9 Mars 2016, 12:45

Sindikata e taksistëve protestoi, sot, përpara Bashkisë së Tiranës dhe kërkoi ndalimin e informalitetit mes taksive. Protestuesit i kërkuan Kryebashkiakut Veliaj bllokimin e taksistëve pa liçensë, pasi po falimentojnë taksistët e regjistruar që paguajnë taksa.

Ata, gjithashtu, kërkuan takim me Krybashkiakun Veliaj për të diskutuar ligjin e taksive 6+1, që lejon futjen e taksive me më shumë pasagjerë. “Ne kemi ankesa ndaj këtij ligji që favorizon kompanitë private dhe shkel kushtetutën,” u shprehën taksistët.

Ata deklaruan se nëse Kryabshkiaku Veliaj nuk merr parasysh kërkesat e tyre, do të bllokojnë qarkullimin në rrugët e Tiranës.

Shpërndaje te miqtë