Mandati i deputetit Kokëdhima do të vendoset nga Gjykata Kushtetuese

exit.al 9 Mars 2016, 10:41

Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve vendosi, dje, ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit të PS-së Koço Kokëdhima.

Ky vendim u mor pasi Gjykata Kushtetuese e konsideroi antikushtetues vendimin e Kuvendit, për të hedhur poshtë kërkesën e opozitës për gjykimin e Zotit Kokëdhima.

Deputeti Kokëdhima akuzohet nga opozita se ka përfituar fonde publike për bizneset e tij, gjatë kohës që ka pasur mandatin e deputetit, ç’ka është shkelje e kushtetutës.

Shpërndaje te miqtë