Tabaku akuzon qeverinë për kantiere ndërtimi 3D

exit.al 5 Nëntor 2020, 09:50

Partia Demokratike ka publikuar të enjten në mëngjes një video me pamje nga kantierët e ndërtimit në shkollën ‘Sami Frashëri’ dhe lagjen ‘5 maj’. Në videon e PD-së u tregua se asnjë prej dy kantiereve nuk po ndërtohet. Përfaqësuesja e PD-së Jorida Tabaku u shpreh se qeveria ka ndërtuar 48 shtëpi nga 3389 shtëpi të premtuara, një vit pas tërmetit. Ajo e akuzoi qeverinë për korrupsion me procesin e ndërtimit. Tabaku i kërkoi qeverisë të dijë:

A u rindërtua Shkolla ‘Sami Frashëri’ pak muaj para se të shembej?

Me çfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri?

A u prish Sami Frashëri pa projekt? A u anullua tenderi i projektimit më 21 prill, 3 ditë përpara se të prishej?

Pse shkollat e prokuruara nga qeveria vlerësohen në 4,7 milionë euro dhe nga BE me 700 mijë euro?

Shpërndaje te miqtë