Policia e Durrësit gjobit Kryemadhin për mosmbajtje të maskës

exit.al 5 Nëntor 2020, 10:52

Policia ka gjobitur kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për mosmbajtje të maskës në ambiente publike, teksa ajo ishte në Durrës në një takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Policia ndërhyrë për të shpërndarë grumbullimin dhe ka debatuar me Kryemadhin. Kjo e fundit megjithëse ka pranuar të firmosë marrjen e gjobës, deklaroi se akti normative mbi të cilën gjoba bazohet është i paligjshëm.

Shpërndaje te miqtë