Dorëhiqet gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Fran Prendi

exit.al 3 Nëntor 2020, 17:01

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Fran Prendi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij për shkak të angazhimi në një aktivitet privat, raporton BIRN.

Me 28 tetor Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi dorëheqjen e gjyqtarit Prendi, duke i lënë afat deri me 30 tetor për të mbajtur detyrën.

Prendi e ka filluar karrierën në vitin 1995 në gjykatën e Pukës dhe në vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Shpërndaje te miqtë